Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shtohen nevojat, emigrantët po dërgojnë më shumë para për shkak të rritjes së çmimeve

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 18:49 | Ekonomi
Shtohen nevojat, emigrantët po dërgojnë më shumë para

Për shkak edhe të rritjes së çmimeve, emigrantët po u dërgojnë shqiptarëve më shumë para për familjet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e remitancave në tre muaj e parë të vitit arriti në 184 milionë euro, duke u rritur me gati 9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët, para’ që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre. Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër.

Vlera e lartë e remitancave, për ekspertët është edhe tregues i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e shkuar remitancat arritën në 761 milionë euro, duke u rritur kështu me 13 për qind në krahasim me 2020-n e gati 9 për qind në raport me periudhën e para pandemisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani