Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U gjet i vdekur pranë kufirit me Greqinë, policia: Është vrasje me armë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 10:23 | Kronikë
U gjet i vdekur pranë kufirit me Greqinë, policia: Është

Policia ka dhënë detaje në lidhje me trupin e dekompozuar të gjetur dy ditë më parë në malin e Gramozit, në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”.

Sipas njoftimit të policia, viktima dyshohet të jetë qëlluar me një plumb në kokë. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e viktimës, nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarje, nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular”.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se trupi i përket shtetasit Sh. M., 29 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, i cili rezulton i larguar nga banesa që pas kallëzimit të bërë nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariatit të Policisë Kolonjë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani