Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

U gjet i vrarë pranë kufirit, familjarët: Nuk merrej me punë të pista, e ndihmonte i ati nga SHBA

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 11:38 | Kronikë
U gjet i vrarë pranë kufirit, familjarët: Nuk merrej me punë

Familjarët e Sherif Mukajt kanë reaguar pas detajeve më të reja të konfirmuara nga policia se i afërmi i tyre, trupi i të cilit u gjet një ditë më parë pranë kufirit me Greqinë, është ekzekutuar me armë zjarri.

Xhaxhai i viktimës, Artur Mukaj, deklaron se Sherifi nuk ishte njeri problematik dhe nuk merrej me punë të pista. Ai shtoi se i riu nuk konsumonte lëndë narkotike dhe se ndihmohej nga familjarët e tij në SHBA me para.

“Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pista. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe s’kishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai para nga Amerika. Në qershor i dërgoi babai 5000 dollarë, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700 dollarë. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”, u shpreh Artur Mukaj.

Sherif Mukaj, ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe ditën e djeshme trupi i tij u gjet në zonën e Kolonjës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë