Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

William dhe Kate largohen nga Londra, familja e tyre zhvendoset në Windsor

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 19:20 | Showbiz
William dhe Kate largohen nga Londra, familja e tyre zhvendoset në Windsor

Prej disa kohësh qarkullojnë zëra për zhvendosjen e mundshme të familjes Kembrixh jashtë Londrës, por tashmë Sunday Times ka dhënë konfirmimin zyrtar. Deri në fund të verës, William dhe Kate së bashku me tre fëmijët e tyre do të largohen nga Kensington Palace për t'u zhvendosur përgjithmonë në Windsor, Berkshire, ku do të jetojnë për vitet e ardhshme.

Princi William do të mbushë 40 vjeç javën e ardhshme dhe duket se Mbreti i ardhshëm i Anglisë do ta shfrytëzojë këtë ditëlindje për të sjellë një kapitull të ri edhe për familjen e tij.

Kembrixhët do ta mbajë Pallatin Kensington si shtëpinë e tyre në Londër, ku do të bëjnë pjesën më të madhe të punës së tyre, por rezidenca e tyre kryesore do të jetë Windsor.

Me këtë lëvizje, George dhe Charlotte do të duhet të largohen nga shkolla e tyre aktuale, Thomas's Battersea, për t'u regjistruar në një shkollë të re pranë Kështjellës Windsor.

Kjo është arsyeja pse William dhe Kate vendosën të transferoheshin në Windsor. Ishte vetë William ai që thuhet se propozoi të largohej nga Londra me shpresën se shtëpia e re do t'u lejojë fëmijëve, George, Charlotte dhe Louis, më shumë liri sesa Kensington tani.

Një burim pranë çiftit ka raportuar se: “Ata e duan Windsor. Dhe realiteti është se ata janë mjaft të kufizuar në atë që mund të bëjnë në Londër. Për shembull, fëmijët nuk mund të shkojnë në park dhe të luajnë futboll me miqtë. Plani i tyre është të jetojnë atje për 10-15 vitet e ardhshme, dhe më pas ndoshta në të ardhmen, pas shkollës, të transferohen në Anmer, që është një vend kaq i veçantë për ta”.

Princi William, i cili është i dyti në radhën e fronit, thuhet se dëshiron të shfrytëzojë sa më shumë kohën e kaluar me familjen e tij në fshat përpara se të rritet presioni për të ruajtur monarkinë.

Qarku i Berkshire, ku ndodhet Kështjella Windsor, është gjithashtu vendi ku banojnë prindërit e Kate dhe ku jetojnë shumë anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Princeshën Eugenie dhe Princin Eduard.

Prandaj, zhvendosja e tyre do të sigurojë një distancë më të afërt me disa anëtarë të familjes së tyre, duke përfshirë Madhërinë e Saj Mbretëreshën, e cila tani është larguar përgjithmonë nga Pallati Buckingham dhe jeton në Windsor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë