Arrestohet Kasandër Noga, i dyshuar si autor i plagosjes së Erion Hasanbelliut

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 15:11

Arrestohet Kasandër Noga, i dyshuar si autor i plagosjes së Erion Hasanbelliut

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 15:11

Kasandër Noga, autori i dyshuari plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel fundjavën e shkuar, është arrestuar në Vjenë. Dyshohet se ai po përgatitej të fluturonte drejt Shqipërisë për të humbur gjurmët pas krimit. Mediat austriake raportuan se 45-vjeçari shqiptar u ndalua një ditë më parë pas kërkesës së autoriteteve belge. Agjentët në Vjenë kishin informacione se Noga ndodhej në Austri dhe se gjatë ndalimit nuk bëri rezistencë.

Sipas informacioneve dhe letërporosisë së mbërritur në Shqipëri, Policia ushtroi kontrolle por rezultoi se 45-vjeçari nga Fieri nuk kishte hyrë në territorin e vendit ton, kjo edhe për shkak se fluturimi i tij për në Shqipëri ishte bllokuar.

“Dje, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë  shqiptare dhe Policisë belge për vendndodhjen në Austri të njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasit Kasandër Noga, 45 vjeç, nga Patosi i Fierit, ky shtetas është arrestuar në Austri nga Policia belge, e cila po punon me Prokurorinë belge, për të zbardhur e dokumentuar me prova ligjore këtë ngjarje”.

Policia e Shtetit thotë se nuk e ka bërë publik këtë fakt, “për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike, sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje”.

Sipas mediave belge, mes atentatorit dhe viktimës, ka një hasmëri që ka nisur mbi 20 vite më parë. Në gusht të vitit 2000, Noga ka ekzekutuar me armë zjarri babanë e Erion Hasanbelliu, Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdinin.

Një vit më pas, vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelliu tentuan të hakmerren. Ata i bën atentat Kasandër Nogës në një kafene në Antwerp, por ai arriti t’i mbijetojë plumbave, ndërsa në këtë ngjarje mbeti i vrarë një mik i tij.

Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila ktheu për rigjykim çështjen ndaj Erion dhe Geron Hasanbelli për ngjarjen e vitit 2002 në Antwerp, ku është vrarë Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, i dyshuar si autor i atentatit.