Chiellini nis një kapitull të ri në Amerikë

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 11:54
CHIELLINI ZGJEDH AMERIKEN  1280x720

Chiellini nis një kapitull të ri në Amerikë

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 11:54

Giorgio Chiellini do të vijojë karrierën e tij futbollistike në Amerikë. Pasi zyrtarizoi largimin nga Juventusi, si dhe kombëtarja italiane, mbrojtësi  zgjodhi ekipin e Los Angeles për të luajtur të paktën dhe për një sezon.

Lajmin e bëri publik vetë 37-vjeçari që postoi një video në Twittër ku shfaqej me fanelën e ekipit të ri.

“Një kapitull i ri”, shkruan legjenda italiane, i cili ka firmosur me ekipin nga Kalifornia një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2023.