Dhurimi i gjakut, nevojiten mbi 20 mijë qese në vit, kryqi i kuq mbulon vetëm 25%

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 15:16

Dhurimi i gjakut, nevojiten mbi 20 mijë qese në vit, kryqi i kuq mbulon vetëm 25%

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 15:16

Ermela Pavli nuk vjen për të dhënë gjak vetëm në ditën ndërkombëtare të dhurimit. Me njësinë e saj të gjakut, kërkon që të kontribuojë në shpëtimin e një jete që ka nevojë për lëngun e jetës.

“Nuk është hera e parë, kam dhuruar më parë. U jam përgjigjur gjithmonë thirrjeve për të dhuruar gjak e për të shpëtuar një jetë”, thotë ajo.

Në radhë për të dhuruar është edhe Andi, një i ri i cili vullnetarizmin e ka nisur, sapo ka kaluar moshën minorene.

“Kam dhënë gjak sapo kam mbushur 18 vjeç, jap 2 herë në vit. Është një ndjesi shumë e mirë kur shpëton një jetë”. 

Njësia e gjakut që u nevojitet institucioneve shëndetësore, është mjaft e madhe. Dhurimi është përqendruar te qytetarët vullnetarë, për të garantuar cilësinë shëndetësore.

 “Duhen minimalisht 20 mijë qese gjak, ne mbulojmë 25%. Nuk e aplikojmë dhurimin me pagesë, pasi devijon kontributi dhe nuk ka garanci shëndetësore”, thotë kreu i kryqit të kuq.

Por kush ka më shumë nevojë për gjak? “Transfuzionlogia, fëmijët talasemikë, aksidentet, pacientët kronikë”. 

Në ditën botërore të dhuruesve, institucionet shëndetësore falënderojnë kontribuesit, si dhe ftojnë qytetarët të dhurojnë gjak për të përmbushur nevojat e shumta në vend.