Franca e yjeve rrezikon rënien në Ligën B

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 12:37
france mbappe

Franca e yjeve rrezikon rënien në Ligën B

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 12:37

Franca rrezikon rënien në Ligën B pas disfatës së regjistruar këtë të hënë përballë Kroacisë.

“Gjelat” u mundën minimalisht në shtëpi dhe mbetën të fundit në grup. Heroi i skuadrës kroate ishte Modric që ktheu në gol një penallti në minutën e pestë.

Edhe pse në fushë, Franca kishte yje botëror si Benzema, Mbappe e shumë të tjerë në fund nuk ia doli dot të shmangë humbjen.

Në ndeshjen tjetër, Danimarka mundi 2-0 Austrinë dhe mban kreun e grupit me 9 pikë, 2 më shumë se Kroacia dhe 5 më shumë se Austria e vendit të tretë. Ndërsa Franca mbetet e fundit me 2 pikë në 4 ndeshje.