Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Gati për ujdi për të pagjeturit”, Vuçiç: BE na bën presion, po ç’të bëjmë ne, të njohim Kosovën?

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 14:20 | Ballkani
“Gati për ujdi për të pagjeturit”,

Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në luftë. Konfirmimin e bëri vetë presidenti, Aleksandër Vuçiç, pas vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Heronjve të Koshares në Beograd. “Jemi të vetëdijshëm që duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiç, teksa foli edhe për presionin e Bashkimit Europian për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën në procesin e dialogut.

“Do të jetë një samit interesant më 23 qershor në Bruksel, kur do të merren vendime për Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë… Presim kritika të mëdha karshi nesh. Por unë pyes se çfarë duhet të bëjmë ne tani, të njohim Kosovën?”, tha Vuçiç për mediat.

https://a2news.com/2022/06/14/raportet-per-kosoven-e-serbine-pe-dialogu-mes-dy-vendeve-te-mbyllet-me-njohje-reciproke/

Vuçiç foli sërish për deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje reciproke në mënyrë që vendet të përparojnë drejt integrimit në BE. Presidenti tha se këtë e sheh si cenim të integritetit territorial dhe zbuloi se në Bruksel do të përsërisë atë që thotë vazhdimisht perëndimi për Ukrainën, që kufijtë duhet të mbrohen. Vuçiç la të kuptohet se do t’i rezistojë sërish presionin të BE për t’i vendosur sanksione Rusisë, ndërsa nënvizoi se Serbia nuk bën dot pa investimet europiane.

Duke se Beogradi do të bëjë pak lëshime, pasi presidenti konfirmoi se duke nisur nga nëntori i këtij viti, vendit i tij nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë nga Rusia për shkak të sanksioneve të Unionit. Si pasojë e kësaj, paralajmëroi se gjatë dimrit mund të ketë mungesa në furnizimin me karburant, energji elektrike dhe gaz.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli