Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjermania, turpërim historik Italisë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 22:49 | Futboll
Gjermania, turpërim historik Italisë

Gjermania ka mundur 5-2 Italinë në Nations League, duke fituar për herë të parë (përjashto miqësoret) një ndeshje ndaj “axurrëve”.

Në 10 përballjet e mëparshme mes tyre në ndeshje zyrtare, Italia kishte fituar 4 herë, ndërsa 6 ndeshjet e tjera kishin përfunduar barazim në 90 minutat e lojës.

Golat për Gjermaninë u shënuan nga Kimmich, Gundogan, Muller dhe Werner (2), ndërkohë që për Italinë shkurtuan diferencat Gnonto dhe Bastoni.

Italia pëson 5 apo më shumë gola për herë të parë që nga viti i largët 1957, kur Jugosllavia e mundi 6-1 në Kupën Ndërkombëtare të Evropës Qendrore.

Ndërkohë, Wilfried Gnonto është bërë lojtari më i ri në moshë që ka shënuar një gol me Italinë. Sulmuesi është vetëm 18 vjeç e 222 ditë, ndërkohë që rekordi i mëparshëm mbahej nga Bruno Nicole, i cili në vitin 1958 shënoi kundër Francës, kur ishte 18 vjeç e 259 ditë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani