Harta e re gjyqësore, avokatët nisin bojkotin e gjyqeve. Paralajmërojnë përshkallëzim

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 19:16

Harta e re gjyqësore, avokatët nisin bojkotin e gjyqeve. Paralajmërojnë përshkallëzim

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 19:16

Avokatët iu përgjigjën në unanimitet vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke bojkotuar sot proceset gjyqësore në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore. Nëse pas katër ditësh protestë nuk do të ketë reflektim, avokatët paralajmëruan përshkallëzim të protestës, edhe me bojkotin e proceseve për caktimin e masave të sigurisë, të vetmet që funksionuan.

E marta ishte dita e parë e bojkotit, që u shtri në gjithë gjykatat e tjera në kryeqytet dhe të mbarë vendit, në të tre shkallët e gjykimit. Avokatët janë kundër shkrirjes së 18 gjykatave në vend dhe faktit se pretendimet e ngritura prej tyre në tryezat konsultuese nuk janë marrë parasysh.  

Sipas tyre, largimi në distancë i gjykatave mund të dekurajojë qytetarët në kërkimin e drejtësisë dhe ulur cilësinë e hetimeve.

Të vetmet seanca të zhvilluara ishin ato për shqyrtimin e masave të sigurisë, por në rast mosreagimi nga Ministria e Drejtësisë, avokatët parlajmëruan përshkallëzim të bojkotit, që mund të prekte edhe këtë kategori gjykimi.

Në variantin e miratuar nga KLGJ, në vend mbeten vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë, një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë dhe dy gjykata Administrative të Shkallës së Parë, një në kryeqyet e një në Lushnje.