Hungaria “harron” Brojën, i shkakton Anglisë humbjen më të rëndë nga viti 1928

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 23:37
Hungari 1280x720

Hungaria “harron” Brojën, i shkakton Anglisë humbjen më të rëndë nga viti 1928

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 23:37

Tifozët shqiptarë ende kujtojnë dy fitoret radhazi që Shqipëria i mori Hungarisë falë golave të Armando Brojës, në kualifikueset e Botërorit, që mbylli pretendimet e tyre për kualifikim.  

Por ajo periudhë duket shumë e largët për ekipin e drejtuar nga italiani Marco Rossi, që sot bëri historinë duke poshtëruar Anglinë në shtëpinë e saj me rezultatin e pabesueshëm 0-4, në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Nations League.

Hungaria shënoi që në pjesën e parë me Sallai (16) i cili ishte protagonist i ndeshjes, aty ku realizon dopietë në minutën 70. Hungaria u tregua cinike për pjesën më të madhe të lojës, duke dominuar minutat e fundit edhe falë kartonit të kuq të dhënë anglezit Stones.

Nagy në të 80-ën dhe Gazdag në minutën 89 vulosën një fitore që Hungaria nuk përjetonte nga viti 1953, kur protagonistë ishin mitet Puscas, Hidegouti, Kocsis dhe Czibor, të cilët fitonin 6-3.

Por fitorja e sotme thyen edhe një tjetër rekord negativ për djemtë e Southgate, sepse është disfata më e rëndë në shtëpi nga viti 1928, kur anglezët humben 5-1 në derbin me Skocinë.