Joe Biden do të rikandidojë për president

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 10:11
5cb5f44f 8430 44f7 b24f 8db675fc9aae

Joe Biden do të rikandidojë për president

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 10:11

Joe Biden synon të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u konfirmua përmes një postimi në Twitter nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e cila riafirmoi qëllimin e Biden për të garuar për president në zgjedhjet e vitit 2024.

“Për të qenë i qartë, presidenti e ka thënë disa herë: ai synon të kandidojë në vitin 2024”, shkuan zëdhënësja.

Joe Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së. Nëse ai do të rizgjidhet në vitin 2024, do të ishte 82 vjeç në kohën e inaugurimit të tij dhe 86 në fund të mandatit të tij të dytë.