Kim takon presidentin e zgjedhur Bajram Begaj: SHBA pret me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Publikuar më: 14/6/2022, ora 18:40

Kim takon presidentin e zgjedhur Bajram Begaj: SHBA pret me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Publikuar më: 14/6/2022, ora 18:40

Pak ditë pas zgjedhjes nga Kuvendi të Barjam Begajt në detyrën e kreut të ri të shtetit, ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me të në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në njoftimin e ambasadës amerikane në Facebook thuhet se “ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si president i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re”.

Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.