Koreja e Veriut është gati, “mjafton një urdhër për testin bërthamor”

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 09:42
Kim 1 1280x720

Koreja e Veriut është gati, “mjafton një urdhër për testin bërthamor”

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 09:42

Koreja e Veriut është teknikisht gati për shpërthimin e një bombe bërthamore, të shtatën e historisë së saj.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Seulit, Park Jin, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken.

Sipas tij, tashmë pritet vetëm një sinjal nga lideri Kim Jong Un, për shpërthimin në laboratorin brenda malit Mantap, ku janë zhvilluar të shtatë shpërthimet nga viti 2006 deri në 2017.

Hwasong-17, raketa më e madhe në botë, që teorikisht mund të godasë edhe në territorin amerikan

Në shpërthimin e fundit, sasia shpërthyese ishte aq e madhe, rreth 20 herë sa ajo e Hiroshimës, saqë mendohet se gjysma e malit kishte kolapsuar.

 Me sa duket, tunelet nëntokësore që futen me dhjetëra kilometra në thellësi të tokës nuk janë riparuar mjaftueshëm për një test të ri, duke shkaktuar shqetësim dhe protesta në gjithë vendet e rajonit.

Testi bërthamor do të përfaqësonte majën e përshkallëzimit të aktivitetit ushtarak koreano-verior, që ka filluar nga pezullimi i bisedimeve me Uashingtonin, pas ikjes së presidentit Donald Trump.

Në mars, Peniani testoi raketën Hwasong-17, raketën më të madhe në botë, që teorikisht mund të godasë edhe në territorin amerikan. Preokupimi më i madh është që testi i mundshëm bërthamor t’i japë Koresë së Veriut teknologjinë për të krijuar bomba të dimensioneve të vogla, mjaftueshëm për t’i futur në raketa të tilla, duke u shndërruar në një kërcënim të përhershëm për paqen në atë rajon.

Blinken dhe Park Jin deklaruan se një testim bërthamor do të sillet një përgjigje të fortë të komunitetit ndërkombëtar.