Rreziku i sulmeve, thirrja ndaj izraeliteve: Largohuni nga Turqia menjëherë

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 15:14
flamuri i turqise 1280x710

Rreziku i sulmeve, thirrja ndaj izraeliteve: Largohuni nga Turqia menjëherë

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 15:14

Izraeli i ka kërkuar shtetasve të tij që ndodhen në Turqi të largohen menjëherë nga ky vend, pasi janë paralajmëruar sulme ndaj tyre.

Sipas AFP, njoftimet për sulme kanë ardhur nga Irani. Sipas Jerusalem Post, Izraeli përparoi ndjeshëm avionët luftarakë për të sulmuar Iranin. Po ashtu, është krijuar edhe një raketë e re, e cila parashikohet të vendosët në avionët F-35. Po ashtu, vetëm në muajin e fundit, Izraeli ka kryer 4 stërvitje ushtarake ajrore mbi Mesdhe.

Pas këtyre zhvillimeve, Irani kërcënoi qytetarët izraelitë, si hakmarrje për vrasjet e anëtarëve të Gardës Kombëtare të Iranit.