Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 100 ditë luftë në Ukrainë, Rama niset drejt Kievit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 16:34 | Politikë

Kryeministri Edi Rama është nisur për në Kiev së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kreu i qeverisë shqiptare në një postim në Facebook, njofton se është nisur drejt kryeqytetit ukrainas me ftesë të presidenti Zelensky.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama, krah fotove.

Vizita e kryeministrit shqiptar dhe atij malazez vjen pas më shumë se 100 ditësh nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Zyrtari i parë shqiptar, i cili vizitoi Kievin pas sulmeve të 24 shkurtit, është kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili më 27 prill, takoi Presidentin e Ukrainës, Zelensky.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Ramës në Ukrainë, pasi ai ishte në janar të vitit 2020 në Kiev, kur Shqipëria kishte kryesimin e OSBE-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani