Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mikrofinancat në Kuvend, deputetët ankohen për normat e interesit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 16:06 | Ekonomi
Mikrofinancat në Kuvend, deputetët ankohen për normat e interesit

261 mijë qytetarë, biznese dhe fermerë iu drejtuan institucioneve financiare jo banka për të marrë mbi 250 milionë euro kredi vitin e shkuar. Shifra të rëndësishme që kërkojnë një vëmendje të shtuar të ligjvënësve sipas deputetëve të komisionit parlamentar të ekonomisë.

Në një seancë dëgjimore me shoqatën “Mikrofinanca Shqiptare”, deputetët ngritën disa shqetësime, lidhur me procedurat dhe normat e interesit që ka sot ky treg.

Deputetët kërkuan më shumë informacion edhe mbi mënyrën se si veprohet me kreditë e këqija, veçanërisht për rastet që përfundojnë me përmbarues privat. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, ky është një segment tjetër i institucioneve financiare jo banka, që operon kryesisht duke blerë kreditë e këqija nga sektori bankar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë