Moska shpall një korridor humanitar për civilët brenda fabrikës Azot. Tjetër varr masiv në Bucha

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 20:22
ukraine 1 1280x720

Moska shpall një korridor humanitar për civilët brenda fabrikës Azot. Tjetër varr masiv në Bucha

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 20:22

Moska ka njoftuar hapjen e një korridori humanitar nesër për refugjatët civilë brenda fabrikës kimike Azot në Severodonetsk. Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve TASS, cituar nga mediat italiane.

Ndërkohë Rusia u ka bërë thirrje luftëtarëve në objekt që të lirojnë civilët dhe të lënë armët.

Në strehët e bombave të uzinës kimike Azot në Severodonetsk, nën sulme të vazhdueshme nga bastisjet ruse, “ka ende 540-560 civilë”. Kjo u deklarua nga kreu i administratës ushtarako-civile të qytetit, Oleksandr Stryuk, në Telegram, sipas raporteve nga Ukraina.

Ai shtoi se ka luftime të vazhdueshme dhe tentativa sulmi në vend.

Ndërkaq autoritetet ukrainase thonë se kanë gjetur një varr masiv me trupa civilë pranë Bucha, në rajonin e Kievit. Sipas policisë lokale, trupat e shtatë civilëve u gjetën pranë fshatit Myrotske, shumë prej tyre me “duart të lidhura dhe plagë me armë zjarri në gjunjë”, tha shefi i policisë lokale Andrii Niebytov, cituar nga Guardian.

Në një deklaratë theksohet se trupat e gjetur janë torturuar. Operacionet e identifikimit janë në vazhdim. Zyra e Prokurorit Kombëtar të Ukrainës konfirmoi se ka nisur një hetim për krimet e luftës.