“Nëse Putin fiton, do ju zhdukë qytetet”, Ukraina thotë se Rusia i ka tejkaluar të gjitha vijat e kuqe

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 13:41
MB BISEDIMET E PAQES.duplicate frame 823 1 1280x720

“Nëse Putin fiton, do ju zhdukë qytetet”, Ukraina thotë se Rusia i ka tejkaluar të gjitha vijat e kuqe

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 13:41

Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë kanë ngecur prej kohësh, ndërsa Kievi akuzon Moskën se “i ka tejkaluar të gjithë vijat e kuqe”.

Mikail Podoljak, këshilltar i presidentit Volodimir Zelensky, thotë se bisedimet mund të rifillojnë vetëm pas tërheqjes së plotë të ushtrisë së Rusisë në pozicionet e tyre para 24 shkurtit.

“Thjeshtë nuk ka mënyrë tjetër”, u shpreh zyrtari ukrainas. Ai gjithashtu paralajmëroi perëndimin se nëse Putini fiton, “ëmbëlsirat e mëngjesit do konsumohen me raketa, ninullat do zëvendësohen nga sirenat e luftës dhe se do të zhduken qytete me histori mijëra vjeçare”.

Thirrjeve për më shumë armatime iu bashkua dhe shefi i stafit të Zelenskit, i cili tha se Perëndimi nuk duhet të kërkojë kompromis me Rusinë pasi ky vend njeh vetëm forcën.

Nga ana tjetër, Kremlini reagon duke theksuar se qëllimi kryesor i operacionit ushtarak në Ukrainë është të mbrojë Republikat e vetëshpallur të Donbasit.

Lidhur me konfliktin ka reaguar sërish Papa Françesku, që kritikon ashpër Rusinë për përdorimin e mercenarëve çeçenë dhe sirianë duke e konsideruar këtë një vendim monstruoz.