Nga yll i NBA, në lypës, historia e trishtë e ish-mikut të LeBron James

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 11:39
Screenshot 10 5

Nga yll i NBA, në lypës, historia e trishtë e ish-mikut të LeBron James

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 11:39

Një video është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale dhe u bë menjëherë virale, pasi tregonte një ish-yll të basketbollit, që tashmë ka përfunduar në rrugë si lypës.

Në filmimin e bërë nga një kalimtar në një rrugë në Virginia, tregohet ish-lojtari i NBA, Delonte West, i cili 10 vite më parë ishte idhulli i shumë ndjekësve të basketbollit, ndërsa luante përkrah LeBron James te Cleveland Cavaliers.

Problemet me drogën dhe pasojat e saj në shëndetin mendor, duket se janë problemet e degradimit të West, i cili disa muaj më parë ishte shprehur se do të rikthehej në ligën 3×3, ku grumbullohen ish-lojtarët e NBA, ndërsa tani kërkon lëmoshë.