Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Pantera” në aksion, debuton tanku i ri gjerman

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 14:01 | Teknologji

Gjermania ka prezantuar së fundmi tankun e ri, një makineri moderne lufte që sipas ekspertëve do të ndryshojë tërësisht “lojën” në fushën e betejës. Tanku i ri, i quajtur KF51 Panther, ka një top gjigant me kalibër 130 mm dhe është prodhuar nga kompania private Rheinmetall.

Tanku në fjalë synon që të zëvendësojë në një periudhë afatgjatë tankun Leopard 2, të përdorur nga ushtria gjermane, por gjithashtu kompania synon të kapë edhe tregje të tjera europiane, sidomos në kohë pasigurie, të krijuara për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me një emër që i ngjan tankut legjendar të Gjermanisë Naziste në Luftën II Botërore, Panzerkampfwagen V Panther, tanku ka një rreze veprimi deri në 500 kilometra, peshon rreth 65 tonë dhe ka një motor prej 1475 kuajsh fuqi, me naftë, që, sipas Rheinmetall do të rrisë parametrat e lëvizjes në fushën e betejës, pavarësisht terrenit.

Tanku do të pajiset edhe me një mitraloz 12,7 mm dhe një sistem për telekomandim të armatimeve. Sipas kompanisë prodhuese, janë përforcuar ndjeshëm edhe kushtet e sigurisë për ushtarët brenda tankut Panther, të cilët do të përfitojnë nga teknologjia e fundit për t’u mbrojtur në betejë. Sistemi i instaluar “StrikeShield”, do të mund të mbrojë tankun nga raketahedhësit antitank dhe dronët “kamikazë”.

https://youtu.be/fTBA5tQsDbE

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani