Polemika për skulpturën antisemite në kishë, gjykata vendos: Nuk hiqet

Publikuar më: 14/6/2022, ora 20:39

Polemika për skulpturën antisemite në kishë, gjykata vendos: Nuk hiqet

Publikuar më: 14/6/2022, ora 20:39

Gjykata e Lartë gjermane vendosi që një skulpturë antisemite, mund të qëndrojë në fasadën e një kishe në qytezën Wittenberg, duke hedhur poshtë apelimin e një paditësi hebre, i cili ka vite që kërkon që ajo skulpturë të hiqet, duke argumentuar se është ofenduese.

Skulptura e shekullit XIII, tregon një karikaturë të një rabini që ngre bishtin e një dose, ndërkohë që dy fëmijë hebrenj pinë qumësht në gjinjtë e saj. Derrat konsiderohen kafshë të pista në judaizëm.

79-vjeçari Michael Duellmann ka që në vitin 2018 që ka hapur çështje gjyqësore për heqjen e kësaj skulpture dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë tha: “Kishat, ajo Katolike dhe ajo Protestante, me propagandën e tyre, shtruan rrugën për popullin gjerman që të bënte të mundur Aushvicin”.