Reforma territoriale, Alibeaj me 16 deputetë të grupit të PD, asnjë propozim konkret

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 19:17

Reforma territoriale, Alibeaj me 16 deputetë të grupit të PD, asnjë propozim konkret

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 19:17

Vetëm 16 deputetë i janë përgjigjur thirrjes së kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeajt për të diskutuar në selinë blu rreth reformës së re territoriale ku mes atyre që nuk morën pjesë ishin edhe 2 anëtarë të komisionit të posaçëm për territorialen, Zef Hila dhe Merita Bakiu.

Edhe pse deputetëve i ishte kërkuar që të sillnin me shkrim problematikat që hasin qytetarët  nga zonat ku ata janë zgjedhur si pasojë e reformës së 2014, nga kjo mbledhje demokratët dolën pa asnjë propozim konkret.

I pyetur se si po angazhohen në një reformë kur një pjesë e deputetëve të PD-së nuk e njohin dhe as nuk do të marrin pjesë, Alibeaj tregon se anëtarët që përfaqësojnë PD janë ndër parlamentarët më me eksperiencë në pushtetin lokal.

Bashkëkryetarja e komisionit për territorialen Dhurata Çupi nënvizoi gjatë mbledhjes se Agron Haxhimali dhe Roland Bejko janë dy ekspertët për qeverisjen vendore që do të vinë në ndihmë PD-së për të arritur një draft për reformën e re territoriale, ku të jenë të adresuara të gjitha problematikat e qytetarëve.