Rusët shkatërrojnë urat në Severodonetsk, pamundësohet furnizimi me ushqime dhe evakuimet

Rusët shkatërrojnë urat në Severodonetsk, pamundësohet furnizimi me ushqime dhe evakuimet
Autoritetet lokale në lindje të Ukrainës, bëjnë me dije se forcat ruse kanë shkatërruar të gjitha urat që të çojnë në qytetin e Severodonetsk, i cili prej javësh është fushëbeteja kryesore.
Tashmë, sipas guvernatorit Serhiy Haidai dërgimi i furnizimeve dhe evakuimi i civilëve nga qyteti i Severodonetskut, është pothuajse i pamundur.
Luftimet e ashpra po zhvillohen në qytetin lindor ku zyrtarët ukrainas thanë se artileria ruse kishte dëbuar forcat e saj nga qendra. Për javë të tëra, marrja e kontrollit të Severodonetsk, ka qenë objektivi kryesor ushtarak për Rusinë.
Kontrolli i Severodonetsk dhe Lysychansk do t’i jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit të Luhansk, shumica e të cilit tashmë kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Të tria urat në Severodonetsk u shkatërruan, tha zoti Haidai në Telegram. Ata banorë të mbetur në qytet mbijetojnë në “kushte jashtëzakonisht të vështira”, shtoi ai.