Serena Williams i kthehet tenisit pas një viti pushim

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 21:55
serena 1 1280x720

Serena Williams i kthehet tenisit pas një viti pushim

Përditësuar më: 14/6/2022, ora 21:55

Serena Williams ka luajtur ndeshjen e saj të fundit në 29 qershor 2021. Që nga ajo ditë, fituesja e 23 Grand Slam-eve nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare tenisi.

Edhe pse tërheqjen nga sporti nuk e kishte zyrtarizuar, shumë mendonin se 41-vjeçarja kishte dalë tashmë në pension. Por, ditën e sotme, u komunikua se tenistja amerikane do të kthehet të luajë dhe këtë gjë do ta bëjë në Wimbledon.

Ajo do të jetë e ftuar (wildcard) në këtë Grand Slam, që do të nisë pas dy javësh.