
Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në Conference League
Është hedhur këtë të martë shorti për fazën e parë kualifikuese të Conference League, ku Shqipëria përfaqësohet nga skuadrat e Laçit dhe Partizanit.
Laçi do të luajë me Iskran nga Mali i Zi. Partizani do të luajë ndaj gjeorgjianëve të FC Saburtalo. Ndërkohë, Drita e Kosovës do të ndeshet me finlandezët e Inter Turkut.
Llapi do të ndeshet me Buduçnostin e Malit të Zi, ndërsa Decic me Dinamon e Minsk.