Strakosha “tërheq” vëmendjen e gjigantëve të Premier League

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 09:43
Strakosha kepa 1280x720

Strakosha “tërheq” vëmendjen e gjigantëve të Premier League

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 09:43

Thomas Strakosha ka përfunduar kontratën me Lazion, dhe nuk ka dëshirë ta rinovojë atë, pas një sezoni ku shqiptari nuk pati besimin e plotë të trajnerit Maurizio Sarri.

Për shërbimet e kuqeziut janë interesuar disa ekipe, me Newcastle dhe Fulham që ishin pranë transferimit, por që nuk u konkretizua.

Por kjo nuk do të thotë që shpresat për të parë portierin në Premier League të jenë shuar, madje ai mund të hyjë aty nga “dera kryesore”.

Fabrizio Romano, një nga ekspertët më të njohur edhe të informuar të merkatos europiane, i kushton një postim në Twitter shqiptarit, duke hedhur idenë se Strakosha mund të jetë një objektiv i gjigantëve të Chelsea.

“Strakosha po tërheq vëmendjen e Chelsea, duke qenë me parametër zero. Chelsea po e vlerëson si zëvendësuesi i Kepa, në rastin që ky i fundit do të largohet gjatë verës”, janë fjalët e Romanos.