
Tirana mëson kundërshtarin në Champions League
Tirana ka mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në raundin e parë kualifikues të Champions League. Goglat vendosën përballë bardhebluve kampionët e Luksemburgut Diddeleng.
Ky mund të quhet një kundërshtar relativisht i lehtë, të paktën në letër, ndërsa janë shmangur kundërshtarë shumë herë më të fortë, si Maribor apo Ludogorets.

Diddeleng është krijuar në vitin 1991 nga shkrirja e tre klubeve të qytetit, ka fituar 16 herë kampionatin dhe 8 herë kupën.
Ndeshja e parë do të luhet në më 5 korrik në Luksemburg.