Tronditet Italia, gjendet e vdekur 5-vjeçarja që u shpall e rrëmbyer

Publikuar më: 14/6/2022, ora 07:43
204217523 3b0939fc c24d 41ab b674 59132b347c81

Tronditet Italia, gjendet e vdekur 5-vjeçarja që u shpall e rrëmbyer

Publikuar më: 14/6/2022, ora 07:43

Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo, 5-vjeçarja e cila u denoncua si e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka çuar hetuesit në vendin ku ndodhej trupi i fëmijës, pas presionit të ushtruar prej tyre, gjatë marrjes në pyetje.

Lajmi për zbulimin e trupit të pajetë u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Në fillim, gruaja deklaroi se vogëlushja, u rrëmbye nga tre burra të armatosur dhe me kapuç, ndërsa ajo ishte me të në makinë, rrugës për në kopsht.

Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, qarkulluan në rrjetet sociale dhe u bënë virale, pasi një ngjarje e tij nuk shënohej prej kohësh në Itali.

Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.

Hetuesit që në fillim përjashtuan mundësitë që rrëmbimi të ishte vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim, pasi familja nuk kishte probleme ekonomike, por as të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për zhvatje.