Biletat ndërqytetase rritje nga 150 deri në 200 lekë, shkak çmimi i naftës

Publikuar më: 15/6/2022, ora 11:15

Biletat ndërqytetase rritje nga 150 deri në 200 lekë, shkak çmimi i naftës

Publikuar më: 15/6/2022, ora 11:15

Subvencionimi i faturave të naftës për transportit ndërqytetës nuk i ka kënaqur mjaftueshëm drejtuesit e linjave. Çmimi i biletave vijojnë të rritet nga terminali.

Nga 150 deri në 200 lekë ka ardhur në rritje progresive çmimi për udhëtarët që nga muaji korrik i vitit të shkuar.

Sipas shoqatës së transportit, rritja e çmimit të biletës justifikohet. Karburantet nuk pranojnë të shesin më naftë me tollonë e në këtë pikë kostot ekstra të çmimit të hidrokarbureve duhet t’i paguajnë udhëtarët.

Të shqetësuar për çmimin e biletave, janë edhe vetë përdoruesit e transportit ndërqytetas.

Në muajin maj të këtij viti qeveria vendosi një subvencion prej 5 milionë euro për drejtuesit e linjave urbane dhe interurbane për përballimin e rritjes së çmimit të naftës