Bordeaux buzë greminës, 1 javë kohë për të shlyer 40 milionë euro

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 13:58
Desktop 2122 UK L1 Bordeaux Petkovic 1280x662

Bordeaux buzë greminës, 1 javë kohë për të shlyer 40 milionë euro

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 13:58

Francezet e Bordeaux, po kalojnë periudhën më të errët në historinë e tyre si klub. Pas rënies nga Ligue 1, Komisioni i Kontrolleve ka vendosur që ta rrëzojë klubin në kategorinë e tretë për shkak të detyrimeve të prapambetura. Klubi ka kërkuar të paktën një javë kohë për të shlyer çdo pagesë dhe në rast se kjo nuk ndodh, skuadra është e destinuar që sezonin tjetër të luajë në kategorinë e tretë në Francë. Një goditje e rëndë kjo për Bordo që gjithmonë është shquar për futbollistët e rinj dhe premtues për të ardhmen.

Sipas mediave në Francë, bëhet fjalë për një shumë më të madhe se 40 milionë euro, që klubi duhet të shlyej për 7 ditë. Drejtuesit po mendojnë që të shesin lojtarët e rëndësishëm. Bordeaux e nisi sezonin që lamë pas me objektiva të mëdha, duke bërë dhe goditje të mëdha në merkato dhe duke afruar në stol ish-trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç, por nuk shkoi më shumë se vendi i fundit.

Brodeaux është një nga klubet më të njohura në Francë pasi ka fituar 6 herë titullin kampion dhe 4 herë Kupën e Francës, ndërsa kulmin e arriti në vitin 1995, kur triumfoi dhe në Europë. Skuadra është me një këmbë buzë greminës dhe vetëm mrekullia mund ta shpëtojë që klubi të mos e nisë nga zero.