Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Broja në “Maradona Stadium”? Nisin bisedimet mes palëve, por nevojiten të paktën 30 mln euro

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 11:02 | Futboll
Broja në “Maradona Stadium”? Nisin bisedimet mes palëve,

Mediat italiane kanë shkruar, këtë të mërkurë, se Napoli ka hedhur sytë nga talenti shqiptar Armando Broja.

Sipas “Il Mattino”, drejtuesit e Napolit kanë nisur tashmë bisedimet me lojtarin, por një problem mbetet shuma që kërkon Chelsea për ta lënë të lirë gjigantin shqiptar, e cila sipas mediave italiane është të paktën 30 milionë euro.

Megjithatë, kalimi i Brojës në “Maradona Stadium” varet nga shitja e sulmuesit aktual të Napolit Osimhen.

Për Armando Brojën janë të shumta klubet që kanë shfaqur interes, ndërsa ai do të bashkohet me Chelsea-n për fazën përgatitore pas pushimeve, të cilat i ka nisur në Shqipëri pas ndeshjeve me Kombëtaren kuqezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë