Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çmimi nuk mbulon shpenzimet, qershitë mbeten në pemë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 12:43 | Aktualitet
Çmimi nuk mbulon shpenzimet, qershitë mbeten në pemë

Qershitë janë aktualisht një frutë e "ndaluar" për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, për shkak të çmimit të lartë në treg, por në juglindje të vendit, në fshatrat e Pogradecit dhe Korçës, tonelata të tëra me qershi kanë mbetur pa shitur dhe pa vjelë.

Fermerët që e kanë kultivuar në Dvoran të Korçës, janë detyruar të dalin në protestë për të tërhequr vëmendjen e shtetit, i cili, sipas tyre, i ka braktisur me çmime të lartë të plehrave dhe shërbimeve bujqësore, ndërsa çmimi që u ofrohet për ta shitur qershinë, është qesharak.

E njëjta situatë është edhe në Leshnicë të Pogradecit, ku fermerët shprehen se shpenzimet e kultivimit janë shumë herë më të larta, krahasuar me çmimin që tregtarët kërkojnë ta marrin. Ndërsa roli i shtetit, edhe këtu është inekzistent.

Kjo situatë ka bërë që fermerët që janë rikthyer nga emigrimi për të investuar në vendlindje, të mendojnë sërish largimin.

Banorët e Dvoranit dhe Leshnicës, të vetmin aktivitet për të siguruar të ardhura kanë shitjen e produkteve bujqësore të frutikulturës, si mollën, qershinë, kumbullën dhe gështenjën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë