Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Deshët “e artë” të Senegalit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 11:21 | Fotolajme

Delet janë një aset i rëndësishëm në Senegal, pasi më shumë se gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale, ndërsa shumë prej atyre që janë transferuar nëpër qytete, ruajnë lidhje të ngushta me me fshatrat e origjinës.

Personazhi kryesor i jetës rurale në këtë shtet është padiskutim dashi i varietetit “Ladoum”. I krijuar përmes kryqëzimit të dashit mauritan dhe ati malian, prej 20 vitesh tashmë, dashi është simbol i pasurisë dhe suksesit.

Me një lartësi prej 1,2 metrash, dhe peshë sa 3 burra të rritur, deshët mund të shiten deri në 80 mijë euro, një shifër e jashtëzakonshme për një shtet ku 40% e popullsisë jeton me rreth 1,7 euro në ditë.

Gjatë Kurban Bajramit, qindra mijëra dele kalojnë në thertore dhe konsumohen nga familjet senegaleze, por deshët e rritur “Ladoum” janë shumë të vlefshëm për t’u ngrënë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu