Dy javë asnjë informacion nga vëllezërit e mitur, nëna denoncon në Policinë e Shkodrës

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 12:47
policia e shkodres 1270x720

Dy javë asnjë informacion nga vëllezërit e mitur, nëna denoncon në Policinë e Shkodrës

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 12:47

Dy të mitur, vëllezër me njëri-tjetrin, njëri 17 vjeç dhe tjetri 15 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjarët prej 2 javësh.

Mësohet se nëna e tyre, D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ka bërë një kallëzim një ditë më parë në polici, pasi të miturit janë larguar nga banesa që më 1 qershor.

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.