Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fotoja iu gjet në celularin e Dumanit, merret në mbrojtje oficeri i policisë Krenar Guçe

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 15:18 | Kronikë
Fotoja iu gjet në celularin e Dumanit, merret në mbrojtje oficeri i

Policia e Shtetit mori në mbrojtje oficerin, foto e të cilit u gjet në celularin e Nuredin Dumanit si shënjestra e radhës për t’u eliminuar. Prej tri ditësh tashmë familja e ish-shefit të seksionit për hetimin e krimeve të rënda në Policinë e Elbasanit është marrë në mbrojtje, ndërsa vetë oficerit i është vendosur një roje personale.

Krenar Guce i cili kishte hetuar vrasjet e viteve 2019-2021 në qytetin e Elbasanit së fundmi ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër edhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi ka përfituar mbrojtje të veçantë. Në vitin 2021 pas arrestit të Ardian Çapjas Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve vendosi marrjen në mbrojtje e dy prokurorëve të Elbasanit; drejtuesit të saj Kreshnik Ajazi si dhe Ridvan Sukës.

Së fundmi për drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit janë vendosur tre truproja të posaçme të cilët janë të pajisur me armë të rënda.

https://a2news.com/2022/06/03/foto-ne-celularin-e-dumanit-ishte-porosi-per-vrasje-ish-shefi-i-hetimit-u-kercenua-pas-arrestimeve/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli