Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Harta e re gjyqësore, avokati: Vendim i nxituar, do ketë ngarkesë të jashtëzakonshme në Apel

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 20:45 | Aktualitet
Harta e re gjyqësore, avokati: Vendim i nxituar, do ketë ngarkesë

Kryetema e kësaj jave ka qenë harta e re gjyqësore, që do të sjellë  shkurtimin e shumë gjykatave dhe përqendrimin në kryeqytet të Gjykatës së Apelit.  Avokatët si protestë  kanë vendosur një bojkot që është në ditën e dytë të saj.

Avokati Ferdinanad Doja, i ftuar në A2 CNN,  mendon se aksesi i qytetarit në gjykata do të jetë i reduktuar, dh ese problematike do të jetë veçanërisht situata në Apel.  

“Do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli në republikën e Shqipërisë, duke shkaktuar një vështirësi për qytetarin por edhe për administratën gjyqësore. Selia do të jetë në Tiranë por ku do të akomodohen të gjithë, sepse Gjykata e Apelit sot nuk është e mjaftueshme, do të duhen të paktën 20 salla gjyqesh, ndërkohë që sot disponon 4. Gjykatësit do të kenë një ngarkesë të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, “bojkoti ynë nuk ka të bëj me interesin tonë të ngushtë.  Kemi qenë një herë në këtë situatë me një gjykatë , dhe ka dështuar, prandaj themi se është një vendim i nxituar dhe i gabuar”.

Për avokatin, për shoqërinë do të shtohen edhe kostot. “Çështjet civile në shkallë të parë shkojnë edhe 3-4 vjet, një çështje divorci që përfundon për 4 muaj në Shkallë të Parë, po bëri ankim pala tjetër do të duhet 4-5 vjet që të vij radha. Ankimi do të duhet të bëhej brenda Shkallës së Parë”, thotë Ndoja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë