I vihen në dukje gafat, Donnarumma nxehet me gazetaren

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 17:38
donnarumma 1280x712

I vihen në dukje gafat, Donnarumma nxehet me gazetaren

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 17:38

Gianluigi Donnarumma, portieri dhe kapiteni i Italisë, nuk e kontrolloi dot veten pas humbjes poshtëruese ndaj Gjermanisë me rezultatin 5-2, në Nations League.

Në intervistën për televizionin RAI pas ndeshjes, futbollisti i PSG u nxeh me gazetaren, e cila i vuri në dukje gabimin që bëri në njërin nga golat e pësuar dhe theksoi se nuk është hera e parë që bën gabime të tilla kur kërkon të luajë topin me këmbë.

“Kur kam gabuar herë tjetër? Me Realin, që ishte faull? Nëse duam të bëjmë polemika për këto gjëra, le të bëjmë”, tha në nervozitet e sipër Donnarumma, i cili i referohet golit të barazimit të madrilenëve, në ndeshjen që më pas e fituan 3-1 ndaj PSG.

Portieri italian vijoi më tej: “Nëse do që të ma vësh mua fajin, vazhdo. Jam unë fajtori. Jam kapiteni, marr përsipër përgjegjësitë e mia dhe vazhdoj me kokën lart”.