Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Katar 2022, Kosta Rika thyen Zelandën e Re, plotëson 32 ekipet e botërorit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 11:23 | Futboll
Katar 2022, Kosta Rika thyen Zelandën e Re, plotëson 32 ekipet e

Kosta Rika është skuadra e fundit që kualifikohet në Botërorin 2022. Skuadra e Amerikës Qendrore triumfoi 1-0 në ndeshjen play-off përballë Zelandës së Re.

Sfida e luajtur në fushën asnjanëse të Al Rayyan u vendos nga goli i Joel Campbell, prej sekondave të para të lojës. Ish-sulmuesi i Arsenalit, shfrytëzoi një aksion të rrëmujshëm në zonën kundërshtare, duke e dërguar topin në rrjetë.

Neo-zelandezët provuan të reagonin, pavarësisht se mbeten në inferioritet numerik pas kartonit të kuq direkt të Barbarouses. Megjithatë, pika e fortë e Kosta Rikës mbetet portieri i Paris Saint Germaine, Keylor Navas, i cili ishte i pakalueshëm. Në fund, ata festuan pjesëmarrjen e tretë historike në Kupën e Botës.

Me këtë triumf, ekipi nga Amerika Qendrore plotëson Grupin E në Katar 2022, ku do të luajnë kundër Spanjës, Gjermanisë dhe Japonisë.

Ky është edhe grupi më i vështirë i eventit të parë në histori, që do të luhet në dimër. Eventi do të nisë më 21 nëntor 2022 dhe do të përfundojë me finalen e datës 18 dhjetor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani