Korçë, sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 15 milionë lekë

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 13:30
Korce sekuestrohen pasuri me vlere mbi 15 milione leke 1280x720

Korçë, sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 15 milionë lekë

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 13:30

Gjykata e Korçës ka vendosur në sekuestro preventive një vilë, e cila dyshohet se është siguruar përmes trafikut të lëndëve narkotike. Në total, policia thotë se janë sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën 15 100 000 lekë, në pronësi të një 35-vjeçari me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në sekuestro preventive janë vendosur një pasuri me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², në rrugën “Naum Voskopoja”, Korçë.

“Kjo ndërtesë funksiononte si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe, banuese në Korçë. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasit E. D., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare”, tha Policia e Korçës.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.