“Kosova po e mbështet plotësisht, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh”

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 20:12
rama zelensky 1280x720

“Kosova po e mbështet plotësisht, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh”

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 20:12

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, se Ballkani Perëndimor është i gjithi me Ukrainën, përfshi Kosovën, vend i cili nuk njihet nga Ukraina.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në OKB. Të gjithë këto vende janë rreshtuar përkrah Ukrainës, pavarësisht marrëdhënieve që kanë me të apo fesë. Ka një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur ende. Ky vend është Kosova. Pavarësisht kësaj, Kosova po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë: sanksione ndaj Rusisë dhe mbështetje të plotë ndaj Ukrainës”, tha Rama.

“Kjo do të thotë që jemi të gjithë në një linjë për atë që përfaqësojmë”, shtoi kryeministri.