Medvedev: Dyshoj se Ukraina do të ekzistojë pas disa vitesh

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 10:52
Medvevev 1280x720

Medvedev: Dyshoj se Ukraina do të ekzistojë pas disa vitesh

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 10:52

Dmitry Medvedev vijon të jetë një ndër zyrtarët më të lartë rusë që ka përdorur retorikën më të ashpër ndaj Perëndimit dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.

Pasi kërcënoi Europën me apokalips bërthamor, për shkak të mbështetjes me armë për Kievin, ish-presidenti lëshoi një tjetër deklaratë të fortë kësaj here ndaj Ukrainës.

Zëvendësdrejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u shpreh se ka dyshime se Ukraina do të ekzistojë pas disa vitesh, duke shpallur në një farë mënyrë ambiciet e vërteta të Rusisë ndaj vendit fqinj.

Në një deklaratë të mëparshme, Medvedev tha se furnizimi i Ukrainës me armë nga vendet e NATO-s, trajnimi i trupave të saj në përdorimin e pajisjeve perëndimore, vendosja e mercenarëve dhe mbajtja e stërvitjeve kufitare rrit mundësinë e një konflikti të hapur dhe të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.