Michel në Kosovë: Është koha për progres në dialogun me Serbinë

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 14:45

Michel në Kosovë: Është koha për progres në dialogun me Serbinë

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 14:45

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel kërkoi nga institucionet e Kosovës të angazhohen për të shënuar progres në dialogun me Serbinë. Gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua fillimisht me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti, zyrtari i lartë i bllokut theksoi nevojën për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara me Beogradin.

“Është koha që ky proces të shkojë përpara”, tha Michel, duke kujtuar se rruga e integrimit europian të Kosovës lidhet ngushtë me dialogun.

Presidentja Osmani kërkoi që liberalizimi i vizave të përmbyllet sa më parë, por kreu i Këshillit Europian u përgjigj se janë shtetet anëtare qe vendosin për këtë. Në konferencën e përbashkët për shtyp Osmani theksoi sërish pretendimin për të aplikuar deri në fund të vitit për anëtarësim në BE. Për dialogun me Serbinë, Osmani tha se duhet të bazohet në njohje reciproke.