Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Michel vizitë në Mal të Zi: Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik për BE-në

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 07:37 | Ballkani
Michel vizitë në Mal të Zi: Ballkani Perëndimor

Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik për BE-në, tani më shumë se kurrë më parë. Ishte kjo garancia e dhënë nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, gjatë një vizite në Mal të Zi.

Zyrtari i Brukselit, u prit me nderimet më të larta nga presidenti Milo Gjukanoviç, ndërsa falenderoi Podgoricën për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Michel u takua dhe me kryeministrin, Dritan Abazoviç, të cili i tha se “tani është koha për të përshpejtuar procesin e integrimit duke punuar më shumë për zbatimin e reformave”.

“BE-ja është e gatshme të sjellë energji të re në procesin e anëtarësimit”, është shprehur zyrtari europian sipas një njoftimi të kryeministrisë malazeze. Michel dhe Abazoviç shkëmbyen mendime mbi situatën në Ukrainë dhe implikimet e saj për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë