Në minutën e fundit, anulohet fluturimi i azilkërkuesve nga Britania në Ruandë

Publikuar më: 15/6/2022, ora 07:32
215433924 74c0e7eb 67bc 42fe 96e4 f896b20d9bf8

Në minutën e fundit, anulohet fluturimi i azilkërkuesve nga Britania në Ruandë

Publikuar më: 15/6/2022, ora 07:32

Fluturimi i parë i emigrantëve të parregullt të destinuar për transferim nga Mbretëria e Bashkuar në Ruanda është shtyrë si pjesë e marrëveshjes së diskutueshme të arritur nga qeveria Johnson me Kigalin zyrtar, e cila planifikon të dërgojë një pjesë të emigrantëve të paligjshëm në vendin afrikan.

Fluturimi u ndalua në bazë të një pezullimi të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, përballë apelimeve të minutës së fundit.

Më herët, u konfirmua se dy individëve që do të dërgoheshin në Afrikën Lindore iu ishte shtyrë dalja nga Mbretëria e Bashkuar pas masave të fundit nga avokatët.

U kuptua se Gjykata Evropiane, e cila dha një masë të përkohshme urgjente që bllokonte largimin e një të burgosuri irakian që do të dëbohej, po shqyrtonte një sërë kërkesash të mëtejshme.