Riatdhesimet nga Siria, Bledi Çuçi: Nuk do të lëmë pas asnjë nënë dhe fëmijë në kampe

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 15:09

Riatdhesimet nga Siria, Bledi Çuçi: Nuk do të lëmë pas asnjë nënë dhe fëmijë në kampe

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 15:09

Riintegrimi i të gjithë personave të kthyer nga Siria dhe vendeve të tjera në konflikt vijon të mbetet një prioritet i Ministrisë së Brendshme, ndërsa për Bledi Çuçin zhvillimi i konferencës së nivelit të lartë për këtë çështje është një moment krenarie për Shqipërinë.

Ministri i Brendshëm foli dhe për shqiptarët e tjerë të mbetur në kampin Al Hawl, ndërsa siguroi se do të merren të gjitha veprimet që asnjë nënë dhe fëmijë të mbeten në Siri.

Sa i përket shpërthimit të tritolit ku humbi jetën 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, ministri tha se po punohet dhe me partnerët për zbardhjen e saj.

Konferenca globale mbi ekstremizmin e dhunshëm shpreh rëndësinë thelbësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Shqipëria me Qendrën koordinuese kundër ekstremizmit të dhunshëm cilësohet si model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm.