Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shkodër, qëllohet për vdekje me armë zjarri 75-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 22:26 | Kronikë
Shkodër, qëllohet për vdekje me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, në Shkodër.

Një person është qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur Stom Golem. Viktima është Lulash Qepuri, 75 vjeç. Ai është qëlluar me armë brenda lokalit të tij, teksa autori ka hyrë i maskuar.

Burime bëjnë me dije se personi Lulash Qepuri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Viktima ka qenë më parë i arrestuar nga policia, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim lëndësh narkotike.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të vrasjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë