Shpërthen lija e majmunëve në Europë, OBSH: Është epiqendra e valës së përhapjes

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 17:58
lija emajmuneve 1280x720

Shpërthen lija e majmunëve në Europë, OBSH: Është epiqendra e valës së përhapjes

Përditësuar më: 15/6/2022, ora 17:58

Evropa është në qendër të përhapjes së lisë së majmunëve. Kështu deklaroi zyra evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e shqetësuar për rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe daljen jashtë kontrollit të saj.

“Evropa mbetet epiqendra e kësaj vale në rritje, me 25 vende që raportojnë më shumë se 1500 raste, ose 85% të totalit global”, tha në një konferencë shtypi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

“Shkalla e kësaj epidemie paraqet një rrezik real. Sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë e zgjeron shtrirjen e tij dhe aq më shumë do të përhapet sëmundja në vendet jo-endemike,” paralajmëroi Kluge.

Zakonisht qarkullon në Afrikën qendrore dhe perëndimore, por virusi tani është i pranishëm, jashtë Evropës, në Australi, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, për një total prej mbi 1600 rastesh.

Për momentin, OBSH nuk rekomandon vaksinimin masiv. Të martën, autoritetet shëndetësore evropiane urdhëruan më shumë se 100,000 doza të vaksinës së lisë, e miratuar në Shtetet e Bashkuara edhe kundër lisë së majmunëve dhe që është konsideruar efektive.