“S’mban më ujë pilafi”, qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Publikuar më: 15/6/2022, ora 18:27

“S’mban më ujë pilafi”, qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Publikuar më: 15/6/2022, ora 18:27

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur në orën 18:00 protesta e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për të marshuar drejt Kryeministrisë.

 “S’mban më ujë pilafi” është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale.

Ndërkohë që “Kur të varfrit i heq bukën, i ke dhënë armën” apo “Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria” janë disa nga thirrjet e protestuesve.

NProtestuesit kërkuan uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimorë, pasi sipas tyre çmimet aktuale po ua bëjnë të papërballueshme jetesën.